Apple dominon tregun e orëve inteligjente

E publikuar: 05/03/2018 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas debutimit të Apple Watch 3 dhe modeli LTE, Apple u rikthye në pozitat dominuese në tregun e veshjeve elektronike në tre mujorin e katërt të 2017-ës.

Me 8 milion njësi të shitura përgjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2017, Apple la pas Fitbit dhe Xiaomi të cilët vinin në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht.

Sipas IDC-së, Apple ka shitur 17.7 milion orë inteligjente në 2017-ën nga 11.3 milion në 2016-ën.

Rikthimi i Apple u ndihmua edhe nga dobësimi i liderit të tregut Fitbit në 2016-ën. Gjatë tranzicionit nga pajisje fitnesi në orë më të shtrenjta inteligjente, shitjet e Fitbit ranë me mbi 30% në 2017-ën. /PCWorld Albanian