Apple do të shesë modelet të riparuara të iPhone 8

E publikuar: 05/11/2018 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ka filluar të shesë iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus por janë modele të riparuara.


Bëhet fjalë për modelet 64GB në ngjyrë gri, argjendtë dhe artë të telefonëve.

Çmimet fillojnë nga 499 dollarë për iPhone 8 dhe 599 dollarë për iPhone 8 Plus.


Një iPhone 8 i ri kushton 599 dollarë duke ju kursyer 100 dollarë konsumatorëve.

Produktet e riparuara të Apple janë po aq të mira sa edhe produktet e reja dhe vinë të testuar dhe certifikuar.

Telefonët gjithashtu vinë me bateri të re me garanci 1 vjeçare dhe aksesorët origjinalë. /PCWorld Albanian