Apple do të paralajmërojë përdoruesit e iPhone për impaktin e përditësimeve në performancë

E publikuar: 22/05/2019 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple premtoi se do të paralajmëronte përdoruesit e iPhone nëse një përditësim softueri mund të ngadalësojë telefonët e tyre apo të ndikojë në jetëgjatësinë e baterisë.

Autoritetet Britanike besojnë se njerëzit nuk e kanë kuptuar që një përditësim softueri mund të ndikojë në performancën e telefonit.

Ato janë të shqetësuar se përdoruesit e iPhone kanë riparuar pajisjet e tyre apo zëvendësuar bateri pa qenë e nevojshme.

Nëse Apple nuk i bindet kërkesave mund të përfundojë në gjykatë. Si rezultat Apple ka rënë dakord të ofrojë më shumë informacion rreth jetëgjatësisë së baterisë dhe impaktit në performancë që mund të pësojnë telefonët.

Aktualisht kjo masë do të aplikohet në Britani por mbetet për tu parë nëse do të shënojë një precedent dhe të shtrihet edhe në vend të tjera të botës.

Megjithatë është interesante të shohim më shumë transparencë sidomos për një kompani e cila dy vite më parë u akuzua se kishte ngadalësuar qëllimisht iPhone për ti nxitur përdoruesit të blejnë modele të reja. /PCWorld Albanian