Apple dhuron para për rindërtimin e katedrales Notre Dame

E publikuar: 16/04/2019 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një cicërimë publikuar ditën e sotme në rrjetin social Twitter, shefi ekzekutiv i Apple tha se kompania e tij do të dhurojë para për rindërtimin e Notre Dame.

Vendimi i Apple vjen ndërsa kompani private, biznesmenë dhe njerëz të zakonshëm kanë dhuruar para për rindërtimin e katedrales 850 vjeçare e cila u dogj pjesërisht mbrëmjen e kaluar nga një zjarr aksidental.

Deri tani kompanitë si LVMH e cila ka në pronësi markat e njohura të modës si Louis Vuitton, Christian Dior dhe Givenchy, gjigandi Francez i energjisë Total dhe miliarderi Francois Henri-Pinault kanë dhuruar 450 milionë dollarë për ristrukturimin e kishës.

Zjarrfikësit e gjetën të pamundur të shpëtonin katedralen ikonike nga shkatërrimi. Kisha është ndërtuar 856 vite më parë dhe është një simbol i kristianizmit në Francë.

Pas tetë orësh zjarrfikësit e izoluan zjarrin dhe e fikën duke shpëtuar dy kullat dhe hyrjen kryesore në kishë. Përpjekje ndërkombëtare për të financuar rindërtimin e kishës po bëhen në mbarë botën. /PCWorld Albanian