Apple dhe Amazon mohojnë raportin e bujshëm të Bloomberg

E publikuar: 22/10/2018 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple dhe Amazon dënuan raportin e Bloomberg ditën e Enjte duke thënë se sistemet e tyre janë infiltruar nga çipe të agjencive inteligjente Kineze.


Bloomberg citoi 17 burime të paidentifikuara për të mbështetur pretendimet e se inteligjenca Kineze kishte vendosur çipe përgjimi në harduerët e 30 kompanive Amerikane e dhe jo vetëm por edhe agjencive qeveritare.

“Nuk ka asnjë të vërtetë” tha Apple për raportin e Bloomberg dhe në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Amazon.


Raporti thoshte se krahu inteligjent i Ushtrisë Kineze kishte infiltruar zinxhirin furnizues të prodhuesit të njohur Kinez të harduerëve Super Micro për të vendosur çipet të cilat do të vidhnin sekrete qeveritare dhe korporatave.

Edhe Super Micro hodhi poshtë pretendimet duke thënë se nuk ka shitur qarqe kompjuterike me çipe përgjuese.

Bloomberg vijoi më tej duke thënë se Amazon madje ka zbuluar çipet në 2015-ën gjatë ekzaminimit të serverëve të prodhuar nga Elemental Technologies.

Hetimi gjeti se serverët Elemental komponentët e të cilëve ishin prodhuar nga Super Micro kishin mikro çipe që nuk ishin pjesë e dizajnit të tyre. /PCWorld Albanian