Apple bllokon “mënyrën” e policisë për të hakuar një iPhone

E publikuar: 15/06/2018 03:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple doli në mbrojtje të përditësimit i cili bllokonte të vetmen mënyrë që policia kishte për të hyrë në iPhone e të dyshuarve në kërkim të provave.

Agjencitë ligjzbatuese mund të thyejnë masat e sigurisë duke përdorur një harduer i cili gjeneron sekuenca numrash për të shkyçur telefonët.

Kështu ata mund të aksesonin mesazhet dhe provat potenciale pa një kod PIN.

Policia dhe zyrtarë Amerikanë kanë përdorur një harduer quajtur GrayKey të cilit i duhen gjashtë ditë për të gjetur një kod me gjashtë shifra.

Kjo kuti e vogël përdor kabllot lightining për tu lidhur me dy iPhone në të njëjtën kohë. Thuhet se pajisja është krijuar nga firma Izraelite e sigurisë Cellebrite dhe kushton afro 15,000 dollarë.

Por Apple tha për Nju Jork Times se me anë të një përditësimi do të ndalojë këtë praktikë.

Apple dhe agjencitë ligjzbatuese jo pak herë janë përplasur ku secila palë mbron idenë e saj të privatësisë dhe sigurisë.

Sipas gjigandit të iPhone, ndryshimi i ri do të mbrojë konsumatorët në ato vende ku pushteti i këtyre agjencive është më i lartë. /PCWorld Albanian