Apple blerësi potencial i Nokia HERE Maps?

E publikuar: 23/04/2015 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nokia kohët e fundit njoftoi se kompania është duke e konsideruar shitjen e hartave HERE Maps dhe një nga blerësit e mundshëm që Nokia synon ta ketë është gjiganti i teknologjisë, kompania Apple.

Nokia janë me sa duket i është afruar kompanive të mëdha lidhur me shitjen e HERE Maps, dhe lista e kompanive me sa duket përfshin emrat si Apple, Amazon, Alibaba dhe të tjera.

Kompanitë e tjera të përfshira në listë janë edhe Facebook, disa krijuesit gjerman të makinave dhe firmat me kapital privat. Me hartat e saj HERE Maprs, Nokia është në kërkim për të arritur tek çmimi i shitjes që shkon deri në 3,2 miliardë dollarë.

Apple mund të jenë të interesuar në blerjen e softuerëve të Nokia’së për Apple Maps, edhe pse Apple e ka përmirësuar shërbimin gjatë tre viteve të fundit, por teknologjitë që Nokia ka zhvilluar mund t’i japë Apple Maps një rritje të ndjeshme. (Telegrafi)