Apple adreson “Flexgate” në laptopët MacBook Pro

E publikuar: 05/03/2019 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple duket se ka adresuar problemin “Flexgate” që disa përdorues kanë raportuar me MacBook Pro nga 2016 e më sot.

Modeli i 2018-ës të MacBook Pro përdor një kabull ekrani që është 2mm më i gjatë se paraardhësit që do të thotë se vihet nën më pak presion kur laptopi hapet duke reduktuar dështimin e panelit me kalimin e kohës.

Apple ka pranuar problemin me dizajnin ku disa pronarë të MacBook Pro që kanë hasur simptoma “flexgate”.

Problemi vjen duke qenë se kur hapet laptopi kabulli i ekranit tërhiqet dhe me kalimin e kohës konsumohet duke degraduar kështu ekranin e laptopit.

Në fillim këto ekrane kanë një efekt drite të pazakontë në fund të ekranit. Kur laptopi hapet në 90 gradë, ekrani dështon plotësisht.

Me dështimin e një kabulli 6 dollarësh salduar në ekran, do të thotë se duhet të ndërroni plotësisht ekranin i cili kushton 700 dollarë sipas iFixit.

Nuk dihet nëse laptopët e vitit të kaluar MacBook kanë adresuar këtë problem por sipas Apple tashmë duhet të funksionojë normalisht. Madje kompania ofron garanci që mbulon këtë problem dizajni. /PCWorld Albanian