Apostolova takohet me Ahmetin dhe Haradinajn e AAK-së

E publikuar: 17/10/2017 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova pas takimit të paradites që kishte me deputetët e LDK-së, në orët e pasdites është takuar me shefin e GP të AAK-së-Ahmet Isufin dhe deputetin Daut Haradinaj njëherësh kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, raporton portali arbresh.info

Shefja e Zyrës së BE Nataliya Apostolova në këtë takim tha se dëshira ime është që Kosova mos të mbetet prapa në rrugën evropiane.

“Jemi të vetëdijshëm që 5 shtete ende se kanë njohur Kosovën por dua të them që fakti që kemi një perspektivë të qartë për zotime agjenda e reformave duhet të implementohet dhe ajo çka ne presim është puna dhe të ecim përpara”, ka thënë ajo.

Ajo ka kërkuar nga përfaqësuesit e AAK të dijë se cilat janë prioritete e tyre e po ashtu edhe për punën në Kuvend duke thënë se dihet që ka pasur pak seanca.