Apostolova përgëzon institucionet për luftën ndaj koronavirusit, i fton politikanët t’i lënë inatet mes vete

E publikuar: 05/04/2020 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Zyres së Bashkimi Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë thirrje që të lihen anash dallimet politike dhe debatet e padobishme teksa Kosova, ashtu si edhe mbarë bota, përballet me një krizë shëndetësore të paprecedent.

Ajo e ka përgëzuar në të njëjtën kohë deklaratën e përbashkët të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrit në Detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jeftiq, të lëshuar disa ditë më parë, për ofrimin e mbështetjes për të gjitha komunitetet.

Shefja e Zyres së BE-së theks të veçantë i ka vënë përfshirjes së komuniteteve, të cilat janë “në disavantazh të qasjes së shërbimeve esenciale”.

“Nën rrethanat e tilla emergjente, është koha që të lihen anash dallimet politike dhe debatet e padobishme. Kosova duhet ta fuqizojë bashkëpunimin e saj ndër-institucional dhe bashkëpunimin rajonal, për të mundësuar secilën ndihmë të mundshme për të prekurit nga COVID-19″.

Njofitmi i Zyrës së BE-së në Kosovë: