Apostolova e Hoxha në Ditën e Evropës thonë se liberalizimi do të ndodhë, por s’japin afate

09.05.2019 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Apostolova e Hoxha në Ditën e Evropës thonë se liberalizimi do të ndodhë, por s’japin afate

Kosova sot po shënon Ditën e Evropës, ani pse ende vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave. Sot kur po shënohet kjo ditë, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova është shprehur optimiste se liberalizimi do të ndodhë por nuk ka dhënë ndonjë afat.

Ndryshe nga herët tjera, e rezervuar në dhënien e afateve se kur kosovarët mund të udhëtojnë pa viza ka qenë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Këto deklarime ato i kanë bërë në hapjen e panairit në ‘rrugë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian’, ku përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, kanë prezantuar informata mbi studimet në Evropë, mundësitë e pjesëmarrjes në konferenca e trajnime të ndryshme, mundësitë për mësimin e gjuhëve të ndryshme evropiane, si dhe informacione të tjera të vlefshme.

Me këtë rast, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se është e gëzuar që Kosova po e shënon këtë ditë, pasi edhe Kosova është Evropë. Ndërkaq, kur është pyetur se kur do të ndodh liberalizimi i vizave për kosovarët, ajo ka thënë se liberalizimi një ditë do të ndodh.

“Sot po festojmë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, sepse festojmë vlerat e përbashkëta evropiane, në të njëjtën kohë edhe e festojmë identitetin e tyre. Më duket që është me rëndësi që edhe Kosova të jetë pjesë e këtij festimi dhe ta festojë Ditën e Evropës. Duke iu përgjigjur pyetjes po e shoh ndërlidhjen e liberalizimit apo vizave me Ditën e Evropës, sepse ne jemi duke festuar vlerat e Bashkimit Evropian dhe identitetin tonë dhe Kosova është evropiane. Liberalizimi i vizave gjithsesi do të ndodhë një ditë, prandaj sot ne festojmë këtë ditë si evropian dhe jo vetëm për shkak të liberalizimit të vizave”, tha ajo, transmeton ksp.

Apostolova ka deklaruar se kosovarët kanë të drejtë kur thonë që Kosova është duke u dënuar pasi nuk kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm, por që ka thënë se institucioni që ajo e përfaqëson ka dhënë rekomandim pozitiv për vizat.

“Kosova ka rini të shkëlqyeshme dhe fantastike, Kosova ka të rinj të cilët janë shumë më shumë evropian se ndoshta disa të rinj në shtetet tjera evropiane. Keni të drejtë kur thoni që Kosova për momentin është duke u dënuar duke mos pasur të drejtë të udhëtojë. Tani po flas në emër të institucioneve që unë i përfaqësoj siç janë Komisioni Evropian dhe Komisioni i jashtëm i BE-së, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen, prandaj e kemi thënë këtë edhe në raportin tonë dhe i ka përmbushur 95 kriteret që është dashur përmbushur. Prandaj, edhe ne kemi shpresa që kjo do të ndodh. Tani është në duart e shteteve anëtare dhe ne e kemi kryer punën tonë dhe e kemi promovuar edhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, është shprehur ajo.

Në anën tjetër, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha nuk ka dashur të jap afate kohore se kur mund të ndodh liberalizimi i Kosovës, por vetëm ka potencuar se janë përmbushur të gjitha kriteret dhe gjithçka tani është në duart e shteteve anëtare.

Hoxha ka thënë se Kosova e shënon Ditën e Evropës si një shtet që është aspirant për t’u bërë anëtare e BE-së. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që Kosova t’i përqafojë vlerat e Evropës, por edhe t’i zbatojë reformat në mënyrë që sa më shpejt të integrohet drejt BE-së. Sipas saj, BE është një alternativë e vetme, një prioritet i lartë strategjik.

“Vitin e kaluar iu kam përgjigjur pyetjes së njëjtë dhe kam thënë që shpresoj që vitin e ardhshëm do ta festojmë me liberalizim të vizave, por nuk ia kam qëlluar fatkeqësisht. Kështu që nuk dua të jap afate kohore, por vetëm shpresoj që shtetet anëtare të BE-së të lëvizin sa më shpejt, sepse më të vërtetë është e padrejtë që qytetarët tanë, sidomos të rinjtë vazhdojnë të mbesin të izoluar”, u shpreh ajo.

Tutje ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj dhe gjithçka tani është në duar të shteteve anëtare.

“Janë zgjedhjet e Parlamentit Evropian të cilat e kanë zvarritur gjithë procesin dhe shpresojmë që shumë shpejt pas zgjedhjeve të kemi vullnet tek shtetet anëtare të BE-së që të lëvizet përpara. Por e gjitha është në duart e shteteve anëtare që të vendosin se a do të bëjnë një konsensus në Këshillin e Ministrave dhe pastaj ta fusin në agjendë. Çka na mbetet neve është që sa më shumë t’i qojmë përpara reformat në mënyrë që shtetin tonë, se liberalizimi është vetëm një hap shumë i vogël, është shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë, por është shumë i vogël në kuadër të procesit të integrimit evropian. Për neve është shumë më rëndësi që ne të synojmë për qëllimin madhor që e kemi anëtarësimin dhe ta përshpejtojmë rrugën tonë dhe kjo bëhet me reforma në sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit”, tha ajo.

E pyetur se pse sot në Kosovë është ditë feste, Hoxha ka thënë se ka ardhur koha që të modifikohet kalendari i festave dhe që më 9 maj të mos pushohet. Ajo ka potencuar se ministra që ajo e drejton për vite me radhë në këtë ditë punojnë, pasi sipas saj dëshirojnë të tregojnë se me punë mund të arrihet më shpejt në BE.

Panairin në rrugë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian është hapur në ora 11:00 dhe ka qenë i hapur deri në orën 13:00 në sheshin ‘Adem Jashari’, në kryeqytet.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shteti i ofron strehim, por gruaja rome e sulmuar nuk e pranon (VIDEO)

Shteti i ofron strehim, por gruaja rome e sulmuar nuk e pranon (VIDEO)

Daçiq e thotë haptas: Veriu s’mund të jetë nën sovranitetin e Kosovës dhe fund

Daçiq e thotë haptas: Veriu s’mund të jetë nën sovranitetin e Kosovës dhe fund

Haziri viziton KBI në Gjilan në prag të Fitër Bajramit

Haziri viziton KBI në Gjilan në prag të Fitër Bajramit

Hoxha: Nevojitet përkushtim më i madh për zbatimin e reformave drejt BE-së, vonesat janë të patolerueshme

Hoxha: Nevojitet përkushtim më i madh për zbatimin e reformave drejt BE-së, vonesat janë të patolerueshme

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Delegacioni gjermano-francez: Mbështesim BE-në për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Delegacioni gjermano-francez: Mbështesim BE-në për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

Kryetari Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca

Kryetari Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Prokuroria ngrit 110 aktakuza për 24 orë

Prokuroria ngrit 110 aktakuza për 24 orë

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Haziri me bashkëpunëtorë viziton shkollën “Don Bosko”

Haziri me bashkëpunëtorë viziton shkollën “Don Bosko”

Thaçi takohet me delegacionin gjermano-francez

Thaçi takohet me delegacionin gjermano-francez

Dhunohet nga bashkëshorti, gruaja pi detergjent që t’i japë fund jetës

Dhunohet nga bashkëshorti, gruaja pi detergjent që t’i japë fund jetës

Haradinaj takon ambasadorët e Kosovës në Francë dhe Gjermani

Haradinaj takon ambasadorët e Kosovës në Francë dhe Gjermani

Për çka po vjen delegacioni franko-gjerman në Kosovë?

Për çka po vjen delegacioni franko-gjerman në Kosovë?