Aplikacioni Windows 95 sjell nostalgjinë e ditëve të para të programeve dhe internetit

E publikuar: 08/02/2019 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacioni Windows 95 që u prezantua vitin e kaluar u përditësua ditën e sotme nga zhvilluesit i tij Felix Rieseberg.

Versioni 1 mbërriti në Gusht të 2018-ës në GitHub duke u ofruar fansave të sistemit operativ antik të Microsoft për tu rikthyer në të kaluarën.

Windows 95 kishte WordPad, MS Paint dhe Minesweeper. Versioni i parë kishte disa kufizime si pamundësia për të hapur Internet Explorer.

Versioni i ri i Windows 95 vjen me Netscape 2.0 dhe jo Internet Explorer. Por nuk mbaron këtu e gjitha sepse versioni i ri ka efektet e zërit të sistemit operativ.

Gjithashtu disa lojëra dhe aplikacione janë vendosur. Windows 95 e Rieseberg është në fakt një aplikacion Electron, një platformë e cila përdor teknologjitë e uebit.

Aplikacioni Windows 95 përmban edhe Microsoft FrontPage, FrontPage server si dhe lojërat Doom, Wolfenstein3D, A10 Tank Killer dhe Grand Prix Circuit.

Për shkak të këtyre shtesave aplikacioni është rritur nga 130MB në 300MB. Aplikacionin mund ta shkarkoni në GitHub për Linux, Mac dhe Windows. /PCWorld Albanian