Aplikacioni Tirana Ime me risi dhe teknologji të fundit

E publikuar: 09/05/2019 01:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Mars këtij viti Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Vodafone Albania sollën risitë në aplikacionin Tirana Ime.

Bëhet fjalë për një funksion të ri i cili tregon cilësinë e ajrit në kryeqytet në disa zona. Fillimisht janë vendosur 4 aparaturat e para, të cilat do të testohen fillimisht dhe më pas do të shtohen të tjera me kalimin e kohës.

Një prej tyre është vendosur në Kashar, një tjetër tek 21 dhjetori, tek rruga e Elbasanit dhe e katërta tek Sheshi Skënderbej: Këto katër vende janë zgjedhur në mënyrë të tillë që qytetarët dhe të gjithë të kenë mundësi të krahasojnë nivelin e ndotjes.

Në edicionin e 7-të të ICT Awards Vodafone Albania dhe Bashkia Tiranë përfaqësuar nga z. Elvis Bregu garuan në kategorinë Shërbimi Publik i Vitit ku u shpallën edhe fitues.

I bazuar në platformën SmartCity duke përdorur teknologjitë më të fundit të Matjeve të Cilësisë së Ajrit dhe IoT nëpërmjet rrjetit te 4G të Vodafone në Shqipëri, ky projekt vjen në shërbim të publikut kryeqytetas dhe vizitorëve të shumtë si funksionaliteti më i ri dhe inovativ i aplikacionit TiranaIme duke mundësuar leximin në kohë reale dhe publikimin e të dhënave mbi cilësinë e ajrit në Bashkinë e Tiranës.

Matësit inteligjentë të cilësisë së ajrit një tjetër hap i suksesshëm për ta sjellë Tiranën më pranë të qenurit “SMART CITY”. Në mbrëmjen Gala prezent ishte edhe vetë Kryebashkiaku i Tiranës z. Erion Veliaj.

Në fjalën e tij të rastit, përfaqësues Elvis Bregu tha se nga të dhënat e paraqitura nga matësit inteligjentë, ajri në Tiranë ishte i pastër dhe i krahasueshëm me të gjitha qytetet e tjera të Evropës. /ICTAwards.org