Aplikacioni special i Apple për foto e video

E publikuar: 07/04/2017 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacioni më i ri i lansuar nga Apple quhet Clips, raporton Business Insider.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Clips është një përzierje ndërmjet Snapchatit dhe iMovie.

Apple ka lansuar sot Clips, të cilin mund ta shkarkoni falas në “App Store”.

Si Snapchati apo Isntagrami, Clips ju lejon që të shpërndani foto apo video për një kohë deri 30 minuta, me efekte dhe filtra të veçantë.

Por, Clips nuk është rrjet social si Snapchati apo Instagrami. Ju mund t’iu dërgoni fotot apo videot miqve tuaj në iMessage, dhe mund t’i ruani ato në “camera roll” apo mund t’i dërgoni në aplikacione tjera.