Aplikacioni ku fitoni pije falas

E publikuar: 13/06/2017 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njerëzit në Twitter po krijojnë zhurmë të madhe për një aplikacion të ri, madje një përdorues i Twitter ka shkuar aq larg sa që e ka konsideruar zbulimin më të madh të shekullit XXI.

Bëhet fjalë për aplikacionin Order and Pay të Wetherspoon që u lansua në mars të këtij viti, e që i lejon darkuesit që të porosisin dhe paguajnë për ushqim dhe pije nga telefonët e tyre.

Megjithatë, shumë përdorues, ia kanë gjetur mangësitë këtij aplikacioni duke e shfrytëzuar për të porositur pije dhe ushqim falas.