Aplikacioni Instagram për telefonat Windows 10 është hequr nga Microsoft Store

E publikuar: 17/04/2018 02:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ironikisht, një përditësim i kohëve të fundit për Instagram për Windows 10 në versionin 30.1569.12133.0 shtoi disa karakteristika të shkëlqyera, por hoqi mundësinë për të instaluar aplikacionin në aparate që drejtonin versionin celular të OS. Sidoqoftë, Instagram është ende në dispozicion në versionin desktop. Instagram përfundon mbështetjen për aplikacionin  Instagram për telefonat Windows 10.

Pra, tani përdoruesit e Instagram-it do të duhet të kalojnë në faqen e internetit të celularit për Instagram në vend që të hyjnë në aplikacion. Faqja e internetit e Instagram lejon përdoruesit të përdorin filtra, të vendosin fotot dhe të tregojnë histori ose më shumë.

Sa i përket përdoruesve të Windows 10 Phone janë në rregull me këtë, nuk është një çështje e madhe,por është befasuese pasi aplikacionet mobile janë më të lehta për qasje, krahasuar me mjete të tjera.

Aplikacioni Instagram për Windows 10 nuk është më në dispozicion.

Përdoruesit e Windows Phone duhej të presin për gjashtë vjet të tërë për të marrë versionin e aplikacionit Instagram për të ndarë foto dhe video. Facebook duhet të kishte menduar edhe  një herë para se të merrte këtë vendim tronditës. Instagram për Windows 10 kishte ardhur me karakteristika të mrekullueshme dhe njerëzit ishin shumë të lumtur për këtë.

Kur njerëzit u pyetën përse nuk blejnë telefonin e Windows, shumë konsumatorë i dhanë si arsye “hendekun e aplikacioneve” . Në mars 2016, versioni beta i Instagram arriti në telefonat Windows, megjithatë ai ishte i kufizuar në përdoruesit e telefonit celular të Windows 10.

Tani për tani nuk është e qartë se pse Instagram nuk është më në dispozicion në Windows 10 Mobile, pasi as kompania e saj mëmë, Facebook, as vetë shërbimi nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh numrin gjithnjë e më të madh të aplikacioneve që janë larguar kohët e fundit nga platforma, nuk është e vështirë të kuptohet pse Instagram ndoqi shembullin.Megjithatë, ata përdorues që tashmë kanë instaluar Windows Phone ende mund ta përdorin atë si më parë. Gjithashtu, mund ta merrni në opsionin “My library” në Microsoft Store, nëse e keni zotëruar atë më pare. /PCWorld Albanian