Aplikacioni iCloud në Windows 10 më i fuqishëm se asnjëherë më parë

E publikuar: 12/06/2019 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple dhe Microsoft kanë punuar së bashku për të krijuar një aplikacion të ri iCloud për Windows 10.

Ndërsa aplikacioni ka qenë i disponueshëm prej kohësh në Windows, aplikacioni i ri është i disponueshëm nga Microsoft Store dhe përmban një funksion për sinkronizimin e skedarëve i cili është i bazuar në të njëjtën teknologji si të Files On-Demand në OneDrive.

Kjo do të thotë se përdoruesit mund të aksesojnë skedarët e iCloud në një kompjuter Windows 10 pa qenë nevoja si sinkronizojnë plotësisht duke kursyer hapësirë disku.

Skedari do të jetë plotësisht i aksesueshëm në desktop. iCloud gjithashtu do të integrohet në File Explorer brenda Windows 10-ës me foldera dhe aplikacione të ndara si Keynote, Numbers dhe Pages.

Është surprizuese por edhe inkurajuese të shohim Microsoft dhe Apple të punojnë së bashku me një aplikacion Windows, veçanërisht Apple duke përdorur API e Windows.

Kjo mund të sinjalizojë ardhjen e aplikacioneve të tjera të Apple TV dhe Music në Windows në të ardhmen. Aplikacioni i ri iCloud është i disponueshëm në Windows në Microsoft Store. /PCWorld Albanian