Aplikacioni i ri i Snapchat në Android tashmë në të njëjtin nivel me atë të iOS

E publikuar: 09/04/2019 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Snap publikoi ditën e sotme një aplikacion të ri të rindërtuar të Snapchat në Android të cilin kompania thotë se po punon që nga fillimi i 2018-ës.

Me versionin e ri të aplikacionit Android Snap synon të sjellë nivelin e performancës së Snapchat në iOS edhe në platformën mobile të Google.

Ndërsa virtualisht ka pak ndryshimi në ndërfaqen aktuale apo navigimin, aplikacioni i ri duhet të jetë më i shpejtë, me më pak ngecje dhe me më pak probleme sesa versioni i vjetër.

Së pari Snap është përpjekur të adresojë problemet me aplikacionin e vjetër dhe arriti në përfundimin se duhej rishkruar nga e para që të kishte rezultatet e dëshiruara nga kompania.

Aplikacioni i ri është përshtatur për ambiente të ndryshme të Android duke pasur në konsideratë se telefonë të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme si kamera apo procesorët të performancës më të lartë.

Lajmi i mirë është se punimi i aplikacionit ka kryer dhe përditësimet e ardhshme të Snapchat në Android duhet të jenë më të lehta dhe më të shpejta me funksione të reja që vinë në të njëjtin ritëm me homologun në iOS.

Zëvendës presidenti i produktit tha se me këtë aplikacion të ri përdoruesit mund të shohin funksione të vinë më parë në Android sesa iOS ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën. /PCWorld Albanian