Aplikacioni i kamerës së Google Pixel 3 do të funksionojë me mikrofonët e jashtëm

E publikuar: 15/10/2018 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google do të përditësojë aplikacionin e kamerës në telefonët Pixel për të funksionuar me mikrofonët e jashtëm gjatë realizimit të videove.


Prej dy gjeneratash telefonët Pixel kanë lënë gjurmë me kamerat e mrekullueshme dhe rezultatet e larta që prodhojnë.

Megjithatë e njëjta nuk ka vlejtur për mikrofonët dhe këtë hendek duhet ta mbushin mikrofonët e jashtëm që lidhen me portën USB-C.


Disa kamera të palëve të treta në Android si Open Camera e lejojnë diçka të tillë.

Përditësimi do të jetë i disponueshëm më 18 Tetor në Pixel 3. /PCWorld Albanian