Aplikacioni HQ i themeluesve të Vine vjen në Android

E publikuar: 26/12/2017 05:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përdoruesit e Android së shpejti do të mund të bëhen pjesë e konkurseve live të HQ.

Krijuar nga themeluesit e Vine Rus Yusupov dhe Colin Kroll, aplikacioni është bërë mjaft popullor që kur debutoi në iOS ndërsa tashmë edhe përdoruesit e Android mund të regjistrohen paraprakisht për të shkarkuar aplikacionin në Play Store.

HQ është një lojë live trivia. Përdoruesit mund tu përgjigjen pyetjeve dyherë në ditë në orët 15:00 dhe 21:00 me shansin për të fituar çmime nga qindra në mijëra dollarë.

Kompania aktualisht është në kërkim të një financimi me vlerë prej 80 deri në 100 milion dollarë nga kapitalistë dhe ekspansioni drejt Android nuk përbën surprizë.

HQ nuk dha informacion se kur aplikacioni do të jetë i disponueshëm, por ata që regjistrohen paraprakisht do të njoftohen kur të mbërrijë. /PCWorld Albanian