Aplikacioni Google Files Go i disponueshëm globalisht

E publikuar: 07/12/2017 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google Files Go, aplikacioni i cili ndihmon përdoruesit e Android të lirojnë memorien e brendshme të pajisjeve Android, doli nga faza beta dhe është i disponueshëm globalisht.

Gjatë këtyre ditëve Google prezantoi edhe disa aplikacione të reja të cilat do të konsumojnë më pak internet dhe resurse harduerik së bashku me Android Oreo Go Edition, një version i sistemit operativ që funksionon në telefonë me më pak se 1GB RAM.

I ngjashëm me AirDrop, Files Go mund të transferojë të dhëna mes pajisjeve me shpejtësi deri në 125Mbps pa shpenzuar pakon e internetit përsa kohë të dy pajisjet kanë aplikacionin e instaluar.

Duke përdorur teknologjinë mobile vision aplikacioni sugjeron cilat skedarë, aplikacionet, video e shumë të tjera duhet të fshijnë përdoruesit ku nuk përdoren ose janë të dyfishuara.

Në Nëntor Google publikoi një version beta. Files Go është ndërtuar për pajisjet me Android Go por aplikacioni funksionon me Lollipop 5.0 ose më shumë.

Sipas Google, aplikacioni kursen deri në 1GB të dhëna. /PCWorld Albanian