Aplikacionet dhe lojërat më të mira të javës (Video)

E publikuar: 14/09/2015 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këto janë disa nga aplikacionet dhe lojërat më të mira të kësaj jave:

Android Pay

Google do të ofrojë shërbimin Android Pay në SHBA. Aplikacioni i ri Android Pay do të zëvendësojë aplikacionin aktual Google Wallet tek pajisjet tuaj. Android Pay do të funksionojë pak a shumë si Google Wallet, vetëm se për momentin do të funksionojë vetëm me disa banka. Me shërbimin Android Pay ata që kanë pajisje me sistemin e pagesave NFC dhe që operojnë me sistemin Android 4.4 ose një version më të ri, do të kenë mundësi të bëjnë pagesa direkt nga pajisja e tyre. Shërbimi aktualisht ofrohet vetëm në SHBA.

https://www.youtube.com/watch?v=OueObu2aA_M