Aplikacionet Android së shpejti do të përditësohen pa ndërprerje edhe gjatë kohës që i përdorni

E publikuar: 09/11/2018 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të privohesh nga përdorimi i një aplikacioni ndërkohë që po përditësohet është një dhimbje sidomos kur po bëni një gjë të rëndësishme.


Megjithatë Google ka menduar një zgjidhje të problemit me një API të re për Android dhe përdoruesit mund të vazhdojnë shfrytëzimin e aplikacionit ndërsa përditësimi shkarkohet dhe instalohet në sfond.

Së bashku me API-në e re, kompania lajmëroi mbështetjen për ekranet që palosen.


Por në rastin kur ka përditësime kritike, përdorimi aplikacionit gjatë këtij procesi nuk do të jetë i mundur si përshembull përditësime sigurie, riparime gabimesh apo probleme të ngjashme.

Opsioni i tjetër i shpjeguar më lart Google ka vendosur ta quajë përditësim fleksibël. Kur aktivizohet përdoruesit mund të vijojnë me punën e tyre në aplikacion ndërsa përditësimi shkarkohet.

Për momentin dy opsionet do të jenë të disponueshëm vetëm për zhvilluesit e Android. Google nuk ka dhënë një datë zyrtare për lançimin e këtij funksioni. /PCWorld Albanian