Aplikacionet Android mbërrijnë në Acer Chromebook 11, Thinkpad 13 dhe tre laptopë të tjerë

E publikuar: 16/11/2017 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka qenë një rrugëtim i ngadaltë, por Google ka punuar pafund për tu ofruar Chromebook-ëve akses në aplikacionet Android.

Play Store mbërriti në 17 modele të reja Chromebook-ësh muajin e kaluar ndërsa tashmë edhe ca të tjerë janë bashkuar.

Acer Chromebook 11 dhe Dell Chromebook 11 tashmë kanë mbështetje për aplikacionet Android në kanalin beta të Chrome OS.

Nëse keni një Chromebook apo doni ta blini një të tillë, kalimin në aplikacionet Android mund të realizohet edhe përmes kanalit beta pavarësisht se suporti zyrtar ende nuk mbërritur.

Megjithatë ju nuk mund të ktheheni në kanalin e versioneve stabile pa fshirë të dhënat lokale.

HP Chromebook 13 G1, Lenovo Thinkpad 13 Chromebook dhe Samsung Chromebook 3 tashmë kanë Play Store në kanalin stabil të Chrome OS. /PCWorld Albanian