Apeli vërteton dënimin prej 25 vjetësh babait që vrau djalin e tij

E publikuar: 06/05/2019 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 25 vjetësh ndaj të akuzuarit G.B, i akuzuar për vrasjen e djalit të tij të vetëm.

“G.B. është dënuar nga gjykata e shkalles së parë me 25 vjet burgim, si fajtor për vrasjen e djalit të tij të mitur, tanimë të ndjerit L.B., duke kryer kështu veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Gjykata.

Gjykata e Apelit në tërësi i mbështet konkludimet e gjykatës së shkalles së parë, edhe sa i përket vendimit mbi dënim, për të cilin vlerëson se më të do të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj.