Apeli deklarohet për dënimin e Tasiq: S’është i akuzuar për vrasje apo tortura

03.12.2020 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Apeli deklarohet për dënimin e Tasiq: S’është i akuzuar për vrasje apo tortura

Gjykata e Apelit ka dalë me një deklaratë lidhur më rastin e të akuzuarit për krime lufte Darko Tasiq që nxiti protesta të familjarëve të vrarë.

Duke parë kritikat e shumta dhe paqartësitë e krijuara rreth këtij rasti, e me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, kjo gjykatë thotë se e ndjen të nevojshme të japë këtë sqarim:

I akuzuari D.T. ngarkohej nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 i Ligjit Penal të Jugosllavisë (LPJ) dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), neni 152.

Vepra e parë të akuzuarin e ngarkonte për plaçkitjen e sendeve të luajtshme. Vepra e dytë e ngarkonte për përdhosjen e kufomave që kategorizohet si veprim kundër dinjitetit njerëzor, e cila kategorizohet vetëm si veprim në protokollin 2 të Konventës së Gjenevës, por nuk parashihet si vepër e veçantë në kuadër të nenit 142 të LPJ, prandaj nuk mund të qëndroj si vepër e veçantë.

Është më rendësi të dihet se dënimi maksimal i paraparë me ligj është 20 vite, sipas ligjit penal të Jugosllavisë, ngase ai ligj ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, dhe si i tillë edhe sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet zbatuar ai ligj se është më i favorshëm për të akuzuarin.

Në rastin konkret gjykata e shkallës së parë kishte shqiptuar dënim përtej maksimumit të dënimit të paraparë me ligj, ndërsa në anën tjetër prokuroria nuk ka të drejtë as kushtetuese e as ligjore që të ngarkojë dikë me akuzë sipas ligjit më të pafavorshëm për të.

Po ashtu është obligim ligjor që gjatë matjes se dënimit, gjykata duhet të ketë parasysh minimumin dhe maksimumin e dënimit të paraparë për atë vepër penale, pastaj duhet të merr parasysh qëllimin e dënimit, parimet e përcaktuara në kod si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese në raport me veprën penale dhe të akuzuarin. Theksojmë se i akuzuari D.T. nuk ishte i ngarkuar as për vrasje, as për rrahje apo çfarëdo torture ndaj popullsisë civile, ashtu sikur mund të flitet, por vetëm për veprat që u theksuan më lartë.

Gjykata e Apelit, mirëkupton gjykimin kritik të pales së demtuar, por kujton se është për të bërë drejtësi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, pa dallime kombëtare, racore, etnike a fetare dhe larg çfarëdo paragjykimi.

Për më shumë detaje, po ua përcjellim aktgjykimin e plotë (të redaktuar për publikun), të cilin e gjeni në linkun në vijim. Ndersa palëve do t’u procedohet në perputhje me ligjin.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Apeli deklarohet për dënimin e Tasiq: S’është i akuzuar për vrasje apo tortura

Apeli deklarohet për dënimin e Tasiq: S’është i akuzuar për vrasje apo tortura

Hoti premton mbështetje për personat me nevoja të veçanta

Hoti premton mbështetje për personat me nevoja të veçanta

Ligji për Rimëkëmbje kalon edhe në një komision

Ligji për Rimëkëmbje kalon edhe në një komision

​Mustafa për Ramushin president: S’di si e ka llogaritur ai, por s’kemi vota të mjaftueshme

​Mustafa për Ramushin president: S’di si e ka llogaritur ai, por s’kemi vota të mjaftueshme

Mustafa sfidon Osmanin: Provoje pa LDK sa vota do të marrësh

Mustafa sfidon Osmanin: Provoje pa LDK sa vota do të marrësh

​Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje pavarësisht rezultatit të sondazheve

​Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje pavarësisht rezultatit të sondazheve

Nesër protestohet kundër përgjysmimit të dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiq

Nesër protestohet kundër përgjysmimit të dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiq

Haki Abazi ‘zi e terr’ kundër PDK e LDK: Po bëhen gati për mega-hajninë e dimrit

Haki Abazi ‘zi e terr’ kundër PDK e LDK: Po bëhen gati për mega-hajninë e dimrit

​Shqiptari gëlltit kokainën kur sheh policinë, por nuk i shpëton dot arrestimit

​Shqiptari gëlltit kokainën kur sheh policinë, por nuk i shpëton dot arrestimit

Kryeziu: Rritja e Vetëvendosjes është produkt i besimit qytetar

Kryeziu: Rritja e Vetëvendosjes është produkt i besimit qytetar

Murati del me sqarim: Etem Arifi s’ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti

Murati del me sqarim: Etem Arifi s’ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti

​6 punëtorë me koronavirus, mbyllet çerdhja në Fushë Kosovë

​6 punëtorë me koronavirus, mbyllet çerdhja në Fushë Kosovë

Lajçak: Dialogu është në binarë, por nuk është autostradë e shpejtë

Lajçak: Dialogu është në binarë, por nuk është autostradë e shpejtë

Opozita kundër gjendjes së krizës, akuzon për manipulim politik

Opozita kundër gjendjes së krizës, akuzon për manipulim politik

Tahiri: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta luftuar antigjipsizmin

Tahiri: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta luftuar antigjipsizmin

​Pllana: Gjatë pandemisë ndryshuan çmimet e barnave

​Pllana: Gjatë pandemisë ndryshuan çmimet e barnave