Anxhela Peristeri bie “në dorën” e Dorina Memës: “Kam mbetur pa fjalë!”

E publikuar: 11/09/2017 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë kur përmendim nëntorin na vjen në mendje kënga  e Arilenës në Këngën Magjike që u kthye në një nga këngët më të dëgjuara të atij edicioni. Por këtë herë nuk ka të bëjë fare me Arilenën e vogël, por me Anxhela Peristerin.

Ndryshe nga personazhet e njohur të cilët mundohen t’i fshehin kilogramet e tepërta, Anxhela Peristeri i përket asaj kategorie, e cila i dedikon një pjesë të mirë të kohës ushtrimeve për t’i eleminuar kilogramët e për të qenë në formë.

Këtë herë Anxhela e ka marrë shumë seriozisht!

Nën kujdesin e Dorina Memës, këngëtarja i është futur palestrës “me kokë” e do t’ja dalë deri në fund qëllimit të saj.  Ju do thoni nga i dimë ne të gjitha këto…

Anxhela postoi një foto në Instagram ku shkruan: “Dorina Mema, nuk kam fjalë”. Ndërkohë komenti i Dorinës ishte: “Si 5 ditëshi i parë na janë dobësuar faqet! Të dua shumë. Për Këngën Magjike do të jesh super fit, të premtoj!”.

Tani, ia vlen të themi që mezi po presim muajin nëntor për të parë se si do të na mahnisë Anxhela? Patjetër që po! /Blitz.al/