Anulohet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

E publikuar: 09/02/2016 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është anuluar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), e paraparë që të fillojë në orën 11:00, në të cilën ka qenë i ftuar për të raportuar drejtori i AKI-së, Agron Selimaj.
Kjo mbledhje është anuluar për shkak të mungesës së korumit por edhe mungesës së nënkryetares së këtij komisioni, Duda Balje.
Balje është arsyetuar se për shkak të problemeve shëndetsore nuk ka mund të jetë e pranishme në këtë mbledhje.
Ndërkohë që punën e këtij komisioni tash e disa muaj janë duke e bojkotuar deputetët e opozitës.