Anton Berishaj synon përsëri postin e rektorit

E publikuar: 01/03/2016 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacioni i fundit në rektoratin e Universitetit të Prishtinës ka mbërritur nga ish rektori Anton Berishaj.

Ish ushtruesi i detyrës për rektor Anton Berishaj ka aplikuar përsëri për këtë pozitë në orët e fundit të konkursit.

Burime të Gazetës Express tregojnë se Anton Berishaj ka aplikuar për rektor në UP.

“Anton Berishaj ka aplikuar në orët e fundit të konkursit”, tha një burim nga rektorati për Gazetën Express.

Berishaj ka qenë në krye të UP`së 6 muaj para se të vinte Ramadan Zejnullahu.

Anton Berishaj është profesor në Fakultetin Filozofisë dhe njëkohësisht është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ai është nga një fshat i komunës së Podgoricës, ndërsa ishte njëri ndër themeluesit e Partisë Social-Demokrate të Kosovës. Ka një numër të madh të botimeve të cilat përveç në gjuhën shqipe janë të botuara edhe në gjuhën angleze dhe sllovake .

Deri më tani kanë aplikuar: Isuf Musliu, Lul Raka, Sali Bashota, Naser Arifi dhe i fundit Anton Berishaj.

Në orën 15:30 është mbyllur konkursi për pozitën e rektorit në UP. /Express/