Anton Berisha vazhdon ‘interpelancën’ për Haradinajn, sot e pyet për sport

E publikuar: 31/05/2017 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK’së për deputet, Anton Berisha përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka parashtruar pyetjen e dytë për kandidatin për Kryeministër, Ramush Haradinaj.
Ai sot i ka kërkuar kreut të AAK’së të sqarojë veprimet konkrete që do të ndërmerr Haradinaj për sportin.

Ky është postimi i plotë i Anton Berishës:

Pyetja e dyte parlamentare për kryeministrin z. Ramush Haradinaj:

Ne vitet e fundit ne arenën ndërkombëtare, Kosova ne kuptimin e mire është identifikuar nga sporti.

Sportistet na kane zbardhur fytyrën prej te artës e ne suksese te shumta.

Marre parasysh rininë tone entuziaste, kërkoj te sqaroni veprimet konkrete qe do te ndërmerrni për sportin jo vetëm ne organizimin qendror por edhe regjional.