Antikorrupsioni ka deponuar në Prokurori 60 lëndë për keqpërdorim me buxhetin

03.02.2019 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Antikorrupsioni ka deponuar në Prokurori 60 lëndë për keqpërdorim me buxhetin

Ka shënuar rritje numri i rasteve të korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike në institucionet publike, qoftë në ato qendrore apo lokale.

Në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) ka pasur shumë aktivitete të shqyrtimit të rasteve për korrupsion si në fushën e hetimit dhe në atë të parandalimit të korrupsionit.

Kështu ka thënë drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli në një intervistë për KosovaPress, i cili pohon se në të gjitha institucionet publike ka abuzim me paranë publike, por varësisht prej kompetencave dhe mandatit në AKK po punohet për parandalim të korrupsionit.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas, Agjencia Kundër Korrupsion ka dërguar në prokuroritë përkatëse mbi 60 lëndë për kallëzime penale për korrupsion.

Havolli thotë se gjatë vitit paraprak kanë pranuar një numër të madh të informatave që lidhen kryesisht me keqpërdorim të detyrës zyrtare, menaxhim jo të mirë të financave publike, çështje që lidhen me prokurimin publik dhe çështje që kanë të bëjnë me konflikt interesi.

Sipas tij, edhe një numër i madh i lëndëve janë ende nëpër gjykata për t’u shqyrtuar, për të cilat kërkon përshpejtim të zgjidhjes së tyre.

Havolli nuk ka treguar sa i përket pozitave kyçe të zyrtarëve që dyshohen për korrupsion, por tha se do të bëhen publikë në raportin vjetor.

“Gjatë kësaj periudhe kohore një vjeçare, ne kemi pranuar mbi 200 informata, kemi trajtuar një numër të madh të këtyre informatave, e nga këto informata disa janë ende në proces. Gjatë vitit 2018, kemi dërguar mbi 60 raste me kallëzim penal në prokuroritë përkatëse. Në këto raste kemi të bëjmë edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, për konflikt të interesit, në fushën e prokurimit publik, por edhe me deklarim të pasurisë. Prej tyre, për 10 raste kemi bërë kërkesë nga institucionet që të fillojë procedura për shkelje të brendshme administrative. Si konkluzion në të gjitha institucionet publike ka abuzim me paranë publike”, ka thënë Havolli.

Sipas Havollit, një numër i madh i rasteve korruptive janë duke u trajtuar edhe në Universitetin e Prishtinës për abuzim të parasë publike ose keqmenaxhim të parasë publike.

“Jemi duke trajtuar një numër të madh të rasteve sa i përket edhe keqpërdorimit të parasë publike me anë të disa vendimeve, sepse ka situata kur shumë zyrtarë të lartë në Universitetin e Prishtinës, marrin paga të ndryshme me disa vendime. Ne jemi duke i trajtuar disa vendime se a janë të ligjshme ose jo, sepse një zyrtar i lart përpos pagës të rregullt që ka, merr edhe shumë benificione brenda këtij institucioni”, theksoi Havolli.

Edhe ka deklarata nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian se Kosova i ka plotësuar kushtet në aspektin e luftimit të korrupsionit, Havolli ka theksuar se ende ka punë sa i përket luftës kundër korrupsionit.

“Pavarësisht që ka disa deklarime nga vet zyrtarë të BE-së se Kosova i ka plotësuar kushtet edhe në aspektin e luftimit të korrupsionit, ne nuk jemi të kënaqur, kështu që këta mekanizma që duhet të fuqizohen për të vepruar qoftë prokuroria, qoftë policia, që sa më shumë të luftohet ose të parandalohet korrupsioni”, thotë ai.

Ndër të tjera Havolli ka thënë se prokurimi publik elektronik ka mundësua rritjen e transparencës, por sipas tij, nuk do të thotë që është parandaluar korrupsioni në tërësi në këtë fushë.

Janë dërguar edhe lëndë në gjykata të ndryshme për shkelje ligjit të prokurimit publik nga zyrtarë në institucione publike.

Kjo Agjenci ka monitoruar mbi 147 aktivitete të prokurimit publik, ku janë dhënë mbi 100 opinione për shkelje të procedurave të prokurimit publik.

Ndërsa, 78 raste janë trajtuar për konflikt interesit, prej tyre 29 raste janë shmangur konfliktit të interesit.

Po ashtu, në disa sektor ka mjaft zyrtarë të cilët mbajnë më shumë se një detyrë, 6 deri 7 pozita.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi