Antikorrupsioni godet QKUK’në

E publikuar: 31/03/2015 08:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një varg opinionesh negative ka shprehur Agjencia Kundër Korrupsionit për procedurat e prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gazeta “Zëri” ka siguruar disa nga to, me ç’rast përveç rekomandimeve, spitalit më të madh në vend shpesh i jepen edhe vërejtje për shmangien e shkeljeve gjatë procedurave të tenderimit.

Në tenderin “Servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve në onkologji”, Antikorrupsioni ka gjetur se dy kompani gjatë procesit të tenderimit te kërkesat për përshtatshmëri profesionale kanë ofruar emra të serviserëve të njëjtë.

Andaj prokurimit të QKUK-së i është kërkuar që të evitojë këtë shkelje. /Zëri/