Antikorrupsioni, 552 raste në Prokurori

E publikuar: 18/05/2015 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E themeluar në vitin 2007 me qëllim të inicimit dhe zhvillimit të procedurave dhe zbulimin e hetimin paraprak të korrupsionit, Agjencia Kundër Korrupsionit, për shtatë vjet të themelimit të saj, ka arritur që të grumbullojë prova dhe t’i procedojë për në Prokurori e Polici gjithsej 552 raste.

Ndonëse për shumë nga to Agjencia ka marrë përgjigje nga institucionet e hetuesisë, për dhjetëra të tjera nuk ka marrë përgjigje dhe nuk dihet nëse janë proceduar ndonjëherë nga organet kompetente, shkruan “Zëri”.

Numri i lëndëve të proceduara nga Agjencia Kundër Korrupsionit, e udhëhequr që nga fillimi nga Hasan Preteni, është përmendur edhe në raportin vjetor për vitin 2014, raport i cili është shqyrtuar dhe miratuar në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së fundit plenare.