Anthony Davis thyen heshtjen pas kërkesës për largim

E publikuar: 02/02/2019 08:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superylli i New Orleans Pelicans, Anthony Davis, ka folur për herë të parë që prej se kampi i tij e informoi klubin se nuk do të nënshkruajë kontratë dhe dëshiron të largohet.

“Është koha ime”, ka thënë Davis, sipas Andrew Lopez nga The Times-Picyayune. “Ndjej sikur kam thënë të gjitha që kam mundur për këtë qytet”.

Teksa ka spekulime se Davis preferon të transferohet në Los Angeles Lakers ose New York Knics, ai mohoi se ai ose agjenti Rich Paul i kanë dhënë dikujt listën me klubet e preferuara.

Davis ka thënë se kampi i tij kurrë nuk ka dashur që kërkesa për largim të bëhej publike dhe se kumtimi i vendimit në fjalë ndaj bashkëlojtarit Jrue Holiday ishte moment i vështirë.

Ai po ashtu tha se largimi nga klubi nuk ishte ndonjë gjë që e kishte menduar kur ju bashkua menaxhmentit të Rich Paul, KlutchSports, verën e kaluar.

“Është më shumë për sukses se sa për para”.

“Kur unë të përfundoj karrierën ose të largohem nga kjo botë, dua të lë pas një trashëgimi”, u shpreh Davis.

Pelicans tashmë po mendojnë që Davisit t’ia ndalojnë parqitjen me fanellën e klubit përkundër faktit se ai dëshiron të paraqitet në këtë sezon nëse nuk largohet para shtatë shkurtit, kur është dita e fundit e afatit kalimtar në NBA.

Pesë herë All Stari i ka thënë klubit se kanë të gjitha të drejtat t’ia ndalojnë paraqitjen, por shtoi se ai dëshiron të luajë kur të jetë shëndoshë e mirë.

“Unë dua të mbetem profesionisht. Jam nën kontratë. Derisa koha ime të përfundojë, këtë do ta bëj”, shtoi Davis.

Davis ka mesataren më të lartë në karrierë me 29.3 pikë, 13.3 kërcime dhe 4.4 asistime e 1.7. topa të vjedhur përgjatë 41 ndeshjeve që u paraqit këtë sezon. /Telegrafi/