ANP “Adem Jashari”shpallet fitues i çmimit për Biznes të Përgjegjshëm nga Peer Awards

E publikuar: 03/07/2018 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

– Në ceremoninë e mbajtur nga “Peer Awards for Excellence” në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës i është ndarë çmimi për Biznes të Përgjegjshëm për impaktin e kompanisë në shoqërinë e vendit ku operon.
Përkushtimi i vazhdueshëm ndaj mbrojtes së ambientit duke përfshirë zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit, trajtimin e ujrave dhe të mbetjeve, proceset transparente të rekrutimit, shërbimet e reja me ndikim në rritjen e kënaqshmërisë së udhëtarëve si “Airport Helper”, si dhe implementimi i sistemeve më të avancuara të sigurisë dhe i atyre për trajtimin e aeroplanëve dhe udhëtarëve, kanë qenë pikat e vlerësuara nga juria që e kanë vendosur ANP “Adem Jashari” në listen e kompanive më të përgjegjshme ndaj shoqërise.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” tashmë për disa vite qëndron në listen e aeroporteve më performancën më të lartë në Evropë, me ç’rast ka pranuar dhjetra çmime për efikasitet në operime dhe përgjegjësi korporative./Infosot/