Ankthi është trashëgues dhe pasohet në gjeneratat e ardhshme

E publikuar: 25/10/2018 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Keni sytë e nënës tuaj. Mund ta keni hundën si të babait. Por, mos ndoshta ju mund të keni ankthin e gjyshes tuaj? Duke u bazuar në një studim të llojit rezus të majmunëve, të publikuar së fundmi në ‘Journal of Neuroscience’, kjo e fundit është shumë e mundshme.

Në vitet e fundit, hulumtuesit kanë bërë kërkime në trashëgiminë e personalitetit, duke përfshirë edhe gjërat e veçanta siç janë altruizmi dhe ndrojtja. Ky studim i fundit me majmunë, udhëhequr nga shkencëtarët e universitetit Wisconsin-Madison, sugjerojnë se ankthi mund të jetë i trashëgueshëm. Kjo tregon më mirë pse çrregullimet me ankth janë edhe tek fëmijët.

Në mes viteve 2007 dhe 2011, hulumtuesit kanë studiuar 378 majmunë të llojit rezus para moshës së adoleshencë, raca e të cilëve ishte njohur për tetë gjenerata. Për ta matur nivelin  e ankthit të tyre, një person i huaj qëndroi për 30 minuta para kafazit të majmunëve. Njeriu i huaj nuk bëri kontakt me sy majmunët, çka do të thotë se krijesat nuk kuptuan qëllimin e tij.

“Është situatë që synon të modeloj një të panjohur, potencialisht kërcënues, i cili është test i përdorur shpesh në laboratorët e psikologjisë zhvillimore për studiuar reagimin e ankthit te fëmijët”, thotë bashkëautori Jonathan Oler i University of Wisconsin School Of Medicine and Publc Health.

Majmunët janë sjellë ftohtë dhe me vokal të ulët, shkalla e së cilës është regjistruar nga një vëzhgues. Është matur edhe niveli i kortizolit në çdo majmun, i cili është hormon i stresit.

Pas kësaj, aktiviteti i trurit të majmunëve të rinj, tash nën anestezion, ishte ekzaminuar përmes skanimeve. Majmunët që kishin më së shumti stres gjithashtu treguan edhe aktivitete specifike në tru, këto procese tregojnë emocione siç është frika. Dy regjione të trurit kishin pasur rritje drastike të niveleve të tyre. Një reagim i njëjtë është gjetur në tru në paraardhësit e majmunëve me stres të lartë. Majmunët e rinj ishin më të prirë të jenë me ankthe nëse paraardhësit kishin ankth gjithashtu.

Hulumtuesit kanë përcaktuar më parë se ankthi është 29% i trashëgueshëm në llojin rezus të majmunëve. Ky studim ka shkuar aq larg duke treguar dy lidhje të trurit të lidhura me ankthin që mund të kalohen gjatë gjeneratave.

Kjo lidhje mund të ndajë një bazë gjenetike me ankthin, thotë Oler. /Telegrafi/