Ankohet ministri serb: Po i humbin 1.1 milionë euro në ditë nga taksa

E publikuar: 29/10/2019 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq ka deklaruar se ekonomia serbe po vuan një humbje ditore prej 1.1 milion euro për shkak të taksës së Prishtinës prej 100 përqind për mallrat ndaj Serbisë.

Ljajiç tha për Radio Televizionin e Vojvodinës se që nga futja e taksës 11 muaj më parë, më pak mallra i janë dërguar Kosovës për 374 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë para se tw vendosej taksa, transmeton Express.

Sipas tij, Beogradi nuk ka prezantuar kundërmasa ndaj Prishtinës sepse siç tha ai “ne blejmë pak nga Kosova por edhe sipas tij arsye tjetër është edhe “mosardhja në një situatë të shpërndarjes artificiale të fajit”, ka deklaruar ai.