Ankohen azilkërkuesit kosovarë në Gjermani: padisin masovikisht në Gjykata Administrative!

E publikuar: 03/04/2015 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i padive të kosovarëve kundër vendimeve për të refuzuar kërkesat për azil para Gjykatave Administrative në Gjermani është rritur masivisht. Kështu vetëm në tremujorin e parë të këtij viti vetëm në Karlsruhe janë dorëzuar 419 ankesa tha një zëdhënës i gjykatës tha të enjten për dpa, transmeton Gazeta Blic.

Në anën tjetër për krejt vitin e kaluar ka qenë një total prej vetëm 77 padive kundër përgjigjeve negative. Arsyeja për këtë rritje të padive është ngase që nga mesi i shkurtit u fillua me procedurat e përshpejtuara të azilit për kosovarët nga Zyra Federale për Emigracionin dhe Refugjatët. “Ky fenomen i shtuarjes së ankesave është nga fundi i shkurt kur u rritën kërkesat për azil në mënyrë dramatike”, tha zëdhënësi i Gjykatës Administrative.

Përndryshe në Gjermani muajt e fundit kanë hyrë më shumës e 20.000 kosovarë. Rreth 10.000 prej tyre kanë kërkuar azil. Ministrat e Brendshëm të Landeve gjermane morën vendimin për procedura të përshpejtuara për kosovarët. Por deri më tashti Gjermania, pos atyre që janë kthyer vullnetarisht nuk ka kthyer më shumë se disa qindra kosovarë në Prishtinë. Fakti që kosovarët kanë “gjetur” rrugën legale të ankesave në Gjykata Administrative gjermane ia bën të vështirë shtetit gjerman përshpejtimin e riatdhesimit të tyre në vendlindje./Gazeta Blic