Anketa e Gallup-it: Kosovarët më së shumti shpresa te Bashkimi Evropian

E publikuar: 18/07/2017 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni “Gallup International” ka kryer një anketë nëpërmjet së cilës ka ardhur në përfundim se banorët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor mendojnë se do të përfitojnë nga anëtarësimi i shteteve të tyre në BE. Sondazhi është kryer para Samitit BE – Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Trieste të Italisë.
Sipas anketës, janë kosovarët të cilët ndër vendet e rajonit besojnë më së shumti në perspektivën evropiane.

“Gallup Internacional” nxjerr që 84 për qind e të anketuarve në Kosovë besojnë se do të kenë përfitime nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, derisa 4 për qind mendojnë se ky anëtarësim do të ishte i dëmshëm.

Pas Kosovës, janë qytetarët e Shqipërisë rreth 80 për qind e të cilëve besojnë se do të kenë përfitime dhe 10 për qind që s’besojnë se do kenë përfitime nga anëtarësimi në BE.