Ankesa e grupit ‘’Drenica’’, Ambasadori Kosnett flet për vendimin e Kushtetueses

E publikuar: 15/11/2019 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila refuzoi ankesën e grupit “Drenica”.

Ai përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se është i lumtur që Kushtetuesja e ka refuzuar ankesën në lëndën e ndjeshme të krimeve të luftës, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, kjo është një shenjë e mirë e institucioneve gjyqësore, për pjekurinë e tyre dhe rezistëncën ndaj frikësimit politik.

”I lumtur të shoh vendimin e Kushtetueses që hedh poshtë ankesën që prek një çështje shumë të madhe të krimeve të luftës. Kjo është një shenjë e mirëpritur e pjekurisë së institucioneve gjyqësore, si dhe rezistencë ndaj frikësimit politik”.