Ankaraja kritikon politikat amerikane ndaj Iranit

06.07.2018 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ankaraja kritikon politikat amerikane ndaj Iranit

Ankaraja e ka kritikuar politikën e vijës së ashpër të Uashingtonit ndaj Teheranit.

Në kushtet kur bashkëpunimi i Turqisë shihet si jetik në zbatimin e sanksioneve të SHBA kundër Iranit, analistët thonë se në horizont mund të shfaqet një konfrontim i ri.

“Zbatimi i sanksioneve kundër Iranit do të ketë një ndikim negativ në të gjithë rajonin dhe është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha të premten ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një intervistë me agjencinë shtetërore turke të lajmeve Anadolu.

Një këshilltar i lartë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se “Turqia do të zbatojë vetëm sanksionet e OKB-së dhe të askujt tjetër. Turqia nuk do të përdoret për agjendat e vendeve të tjera.”

Presidenti i SHBA, Donald Trump më parë këtë vit u zotua të zbatojë sanksione të ashpra ekonomike kundër Teheranit pasi u tërhoq nga një marrëveshje ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit.

Analistët thonë se ndërsa Turqia dhe Irani janë historikisht rivalë rajonalë, Ankaraja është e kujdesshme për të mos u përfshirë në ndonjë konfrontim midis Uashingtonit dhe Teheranit.

“Turqia ka kufi të përbashkët me Iranin dhe ka pasur marrëdhënie të vështira me Iranin gjatë shumë shekujve”, thotë Sinan Ulgen, kreu i institutit Edam në Stamboll. “Por në të njëjtën kohë dihet se ajo do të vazhdojë të jetojë krah për krah me Iranin dhe e njeh rolin e Iranit në rajon. Prandaj Turqia nuk dëshiron të marrë pjesë në një konflikt midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara,”shtoi Ulgen.

Marrëdhëniet turko-iraniane shpesh karakterizohen si një miks i paqëndrueshëm i bashkëpunimit dhe rivalitetit. Turqia e varfër në burime energjie mbështetet tek nafta e Iranit dhe është importuesja më e madhe e gazit natyror iranian. Por këtë javë, Brian Hook, Drejtor për Planifikimin e Politikave në SHBA, tha se nuk do të ketë lëshime për asnjë kompani që bën biznes me Iranin.

Analistët theksojnë se Ankaraja i ka sabotuar sanksionet e mëparshme kundër Iranit. “Që nga fillimi, Ankaraja ka përfituar shumë nga sanksionet, sidomos nën regjimin e ish-presidentit iranian Ahmadinexhad. Turqia ishte një nga dy ose tre vendet që ndihmuan në shmangien e sanksioneve,” thotë eksperti për Iranin, Jamshid Assadi, i shkollës franceze të biznesit Burgundy.

“Por Turqia është më e izoluar ndërkombëtarisht sesa ka qenë në të kaluarën dhe mund të jetë e gatshme të anashkalojë sanksionet. Por mendoj se kjo do të jetë më e vështirë, ajo duhet të mendohet dy herë përpara se të sfidojë Uashingtonin; Ankaraja nuk është në marrëdhënie të mira me Izraelin dhe Bashkimin Evropian,” shton Assadi.

Uashingtoni ruan një mekanizëm të fuqishëm presioni mbi Ankaranë. Autoritetet e SHBA po shqyrtojnë gjoba të mundshme prej shumë miliarda dollarësh ndaj bankave shtetërore turke. Një gjykatë e Nju Jorkut dënoi një punonjës të lartë të Halkbankës Turke për shkeljen e sanksioneve amerikane me Iranin.

“Duke pasur parasysh gjendjen tashmë mjaft të dobët të ekonomisë turke, nëse SHBA vendos të imponojë sanksione të rënda, kjo do të rrezikonte më tej shëndetin e ekonomisë,” paralajmëron analisti Ulgen.

Rasti i Halkbank-ës është një nga çështjet e shumta që janë duke i rënduar marrëdhëniet Turqi-SHBA. Sidoqoftë, gjatë disa muajve të fundit ka pasur përparim në zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve.

Vendndodhja e Turqisë në kufi me Irakun, Iranin dhe Sirinë e bën strategikisht të rëndësishme për Uashingtonin. Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Wess Mitchell e përshkroi Turqinë si “një aleate dhe partnere e rëndësishme”.

Të hënën, zoti Erdogan do të shpallë kabinetin e tij të ri, i cili që tani e tutje do t’i raportojë atij drejtpërdrejt, nën presidencën e re ekzekutive të Turqisë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krasniqi: Po të isha në vend të Haradinajt do të ofroja dorëheqje

Krasniqi: Po të isha në vend të Haradinajt do të ofroja dorëheqje

Konjufca: Apostolova i tregoi Kurtit se Thaçi e Vuçiq po flasin për ndarje

Konjufca: Apostolova i tregoi Kurtit se Thaçi e Vuçiq po flasin për ndarje

Gjilan: Filmohet skandali i korrupsionit, zyrtari merr 2 mijë euro mito

Gjilan: Filmohet skandali i korrupsionit, zyrtari merr 2 mijë euro mito

Edi Rama e pranon që ka punuar fshehtë me Vuçiqin për ndryshim kufijsh, citon edhe Rugovën

Edi Rama e pranon që ka punuar fshehtë me Vuçiqin për ndryshim kufijsh, citon edhe Rugovën

Ljajiq: Topi është në anën e Kosovës, ata s’po duan zgjidhje

Ljajiq: Topi është në anën e Kosovës, ata s’po duan zgjidhje

Isa Mustafa pret në shtëpi presidentin Meta, dialogu dhe kufijtë temë e diskutimeve

Isa Mustafa pret në shtëpi presidentin Meta, dialogu dhe kufijtë temë e diskutimeve

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në fushën e turizmit me Japoninë

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në fushën e turizmit me Japoninë

Kontigjenti gjerman i KFOR-it largohet nga Prizreni, vendoset në Prishtinë

Kontigjenti gjerman i KFOR-it largohet nga Prizreni, vendoset në Prishtinë

Natalyia Apostolova: Vota për IPA’n konfirmon përkatësinë europiane të Kosovës

Natalyia Apostolova: Vota për IPA’n konfirmon përkatësinë europiane të Kosovës

LDK nuk e përkrahë protestën e VV-së, diskuton edhe për dialogun me Serbinë

LDK nuk e përkrahë protestën e VV-së, diskuton edhe për dialogun me Serbinë

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së vizitoi IPK-në

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së vizitoi IPK-në

Thaçi i përgjigjet Vetëvendosjes: Unë e nënshkruaj, nënshkruajeni edhe ju!

Thaçi i përgjigjet Vetëvendosjes: Unë e nënshkruaj, nënshkruajeni edhe ju!

Moti nesër në Kosovë

Moti nesër në Kosovë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Ministri Lekaj: Investimet në infrastrukturën e QKUK-së të domosdoshme

Ministri Lekaj: Investimet në infrastrukturën e QKUK-së të domosdoshme

22 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë

22 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë