Ankandi u mbyll për pesë minuta, ofertuesi anonim dha shumën marramendëse për pjatën kineze (Foto)

E publikuar: 03/04/2018 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ofertuesi anonim ka dhënë 25 milionë euro, për një pjatë kineze që është përdorur nga perandori Kangxi, i Dinastisë Qing.

Pjata e thellë, me diametër prej 16 centimetrash, ishte e dekoruar me ‘falangcai’ – vizatim nga emali me motive kineze dhe perëndimore – si dhe lule, përfshirë edhe ato të verdha, që nuk shihen shpesh në porcelanet kineze, transmeton Telegrafi.

Këtë enë, që besohet të jetë përdorur nga vet perandori gjatë shekullit XVIII-të, është shitur përmes telefonit te një ofertues anonim, duke e mbyllur ankandin brenda pesë minutash.

“Ky është një ndër ekzemplarët më delikat që kemi pasur. Janë vetëm tri të tilla të ekzistojnë, ndërsa ky është i vetmi me sfondi ngjyrë rozë të hapur”, kanë thënë udhëheqësit e ankandit.

Gjatë vitit të kaluar, është shitur një enë e ngjashme kineze e vjetër rreth njëmijë vjet, që i përkiste Dinastisë Song. Oferta e fundit për atë objekt të lashtë, kishte qenë 30.7 milionë euro. /Telegrafi/