Anijen e vjetër transportuese e shndërruan në jaht luksoz (Video)

E publikuar: 23/06/2018 03:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë pasanikët në mbarë botën që i kanë 62 milionë dollarë, mund të kenë jahtin luksoz me të cilin mund të kënaqen në një udhëtim me miqtë brenda të cilës nuk mungon asgjë.

Bëhet fjalë për anijen e vjetër transportuese e cila është shndërruar në super jaht luksoz me pishinë, pistë helikopteri dhe dhoma të mjaftueshme për 30 mysafirë, transmeton Telegrafi.

Për shkak të madhësisë dhe kapacitet për akomodimin e numrit të madh të mysafirëve, ajo mund të lundroj në det pa ndërprerë për 30 ditë.

Sa i përket trupit të punuar nga çeliku dhe dizajnit unik, jahti luksoz është i gjatë 80 metra dhe lëviz me shpejtësi maksimale prej 30 kilometrave në orë. /Telegrafi/