Anijen 100 vite të vjetër e shndërruan në shtëpi (Foto)

E publikuar: 23/01/2019 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift ka arritur që anijen 100-vjeçare ta transformojë në një shtëpi të “përkryer” për të jetuar. Gina dhe John Dutton i kishin kaluar tre vite duke renovuar anijen afro 40 metra të gjatë që gjendet në Bideford, Devon, ku nga janari i vitit 2016 i shpenzuan 65 mijë funte.

Ata instaluan filtrin që shiun e shndërron në ujë të pijshëm dhe për t’u furnizuar me energji elektrike kanë vendosur panele solare në kulm, me qëllim që shpenzimet për jetesë të jenë sa më të vogla, transmeton Telegrafi.

Ata pranojnë se faturat e tyre mujore nuk e kalojnë shumën e 20 funteve, kjo për faktin se tani nuk kanë nevojë të jetojnë me qira të paguajnë faturën për energji elektrike dhe shërbime tjera.

Ata më parë paguan deri në 600 funte për qiranë e një shtëpize të drurit me tri dhoma të gjumit në Leicestershire të Anglisë, por fal këtij investimi ata tani nuk kanë më nevojë të japin as edhe një qindarkë për qira.

Gjatë restaurimit ata kanë përdorur materiale të riciklueshme, me qëllim që të kursejnë në orendi të ndryshme të shtrenjta. Anija e shndërruar në shtëpi në total i ka 10 dhoma gjumi. /Telegrafi/