Anija gjigante dështon të ndalet në port, shkatërron disa shtëpi dhe mbetet e bllokuar në rërë (Video)

E publikuar: 12/04/2018 08:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anija gjigante MSC Armonia ka dështuar të ndalet në vendin e paraparë, duke u futur brenda portit dhe shkatërruar shtëpitë.

Ngjarja ka ndodhur më 10 prill në portin Roatan në njërin nga ishujt e Hondurasit, transmeton Telegrafi.

Pas përplasjes me portin, anija përfundoi duke shkatërruar shtëpi, dhe në fund mbeti e bllokuar në rërë.

Anija MSC Armonia në ato momente po i afrohej portit duke lëvizur me 40 kilometra në orë, ndërsa brenda saj ishin rreth 1.800 pasagjerë.

“Për arsye ende të panjohura, anija ka përfunduar e bllokuar në rërë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga menaxhmenti i anijes.

Që nga viti 2004 kur për herë të parë filloi lundrimin kjo anije që është në pronësi të kompanisë MSC Cruises, ajo ka akomoduar mijëra pasagjerë në 783 kabinat luksoze që i ka. /Telegrafi/