Anibar shpallë programin artistik të festivalit

E publikuar: 16/07/2020 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anibar shpallë programin artistik të festivalit për edicionin e 11-të, ku nga 1300 filma, 139 u zgjodhën nga ekipi përzgjedhës për t’u shfaqur gjatë shtatë ditëve të festivalit.

Sipas njoftimit të Anibar, filmat janë ndarë në 7 kategori, ku 5 prej tyre do të jenë në garë: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Video Muzikës së Animuar dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut. Ndërsa 2 kategoritë tjera do të jenë jashtë garës: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.

“Në mesin e filmave të përzgjedhur nga Anibar, do të shfaqet premiera botërore e “All Those Sensations in my Belly” e regjisorit Marko Djeska, film ky që garon në Garën Ballkanike dhe në Kategorinë e të Drejtave të Njeriut. Programi i larmishëm i filmave që do të shfaqen gjatë muajit gusht janë përzgjedhur, nominuar ose shfaqur në një numër festivalesh të tjera siç janë: “Annecy International Animation Film Festival”, “The Academy Aëards”, “Cannes Film Festival”, “Berlin International Film Festival”, “Sarajevo Film Festival”, “Animafest Zagreb”, “Kaboom”, “Fantoche”, “Anifilm”, “Stuttgart Trickfilm International Animated Film Festival”, “Ottaëa International Animation Festival”, dhe shumë tjerë. Programi artistik i Anibar do të shfaqet përmes platformave dixhitale për mysafirë vendor dhe ndërkombëtar. Mundësia e organizimit të kinemave të hapura do të mbetet opsion vetëm nëse situata pandemike përmirësohet gjatë muajit gusht. Në një mënyrë apo tjetër, programi i filmit do të përmbajë vepra të mrekullueshme dhe unike të animacionit nga e gjithë bota që do të jenë në dispozicion për t’u parë nga 17 gushti deri më 23 gusht”, thuhet në njoftim./kp/