Angelina Jolie, regjisorja e filmit “Captain Marvel”

E publikuar: 16/04/2015 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja dhe regjisorja amerikane, Angelina Jolie, pritet të konfirmojë rolin e regjisores për filmin e ri “Captain Marvel”, filmi i parë nga Disney që bën fjalë për një superheroinë, pas shumë superheronjve meshkuj.

Krahas regjisë së Jolie-t, sipas Collider, skenarin do ta realizojnë skenaristet Nicole Perlman dhe Meg LeFauve. Ky do të bëhet filmi i katërt i Jolie-t, pas “In the Land of Blood and Honey”, “Unbroken” dhe filmi që del së shpejti, “By the Sea”, në të cilin Jolie do të luajë krahas bashkëshortit Brad Pitt.

“Captain Marvel” bën fjalë për një superheroinë e cila ka një alterego, Carol Danvers, një ish-pilote të US Air Force, që zhvillon superfuqitë e fluturimit, fuqisë dhe projektimit të energjisë.