Angelina Jolie, porosi për nënat e Srebrenicës

E publikuar: 12/07/2017 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie, duke folur nëpërmjet një video mesazhi nga Londra kushtuar 22-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, tha se krimi nuk duhet harruar, shkruan albinfo.ch.

Jolie i dërgoi një mesazh të fortë popullit të Bosnjë e Hercegovinës, veçanërisht nënave të Srebrenicës.

“Ne jemi me ju, nuk do t’ju harrojmë”, tha para audiencës aktorja e Hollivudit. Ajo theksoi nevojën për të luftuar urrejtjen dhe intolerancën.