Angelina Jolie ka zbuluar regjimin e vet të ushqimit: Për shkak të këtij regjimi kurrë nuk shtoj peshë!

E publikuar: 18/12/2017 08:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atë që është ushqim i zakonshëm për kafjall e ka lënë për darkë, ndërkaq në mëngjes ha racion të pasur. Dhe kishte sukses!

Është bashkuar me nutricionisten dhe bashkërisht kanë shpikur planin nutricionist të balancuar në mënyrë të hollësishme.

Nëse zëvendësoni sasinë e kalorive të cilën e merrni në mëngjes me atë të cilën e merrni në mbrëmje, në masë të konsiderueshme do të ndryshojë mënyrën në të cilën trupi ynë djeg energjinë, përkatësisht ato kalori të njëjta, transmeton Telegrafi.

Në praktikë kjo do të thotë që kafjalli duhet të jetë i pasur dhe energjikisht i fortë.
Poenta është edhe që të hani në kohën e duhur dhe pastaj të keni ditë aktive.
Në mëngjes metabolizmi është më i shpejtë, ndërkaq duke përfunduar dita, ai bie.

Jolie ka thënë që në të kaluarën ka shmangur kafjallin, ka pirë vetëm kafe, mirëpo me kalimin e kohës ka vërejtur që ajo shprehi e keqe filloi të ndikojë në shëndetin e saj, por edhe në linjën e trupit.
Tashmë disa vite, në mëngjes ha kafjall të pasur, ndërkaq për darkë ha atë që zakonisht konsiderohet kafjall – një pjatë muesli me qumësht.