Angelina me gjashtë fëmijët në tapetin e kuq, mungon Brad Pitt (Foto)

E publikuar: 12/09/2017 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja e njohur, Angelina Jolie, sfiloi në tapetin e kuq të Toronto Film Festival bashkë me gjashtë fëmijët e saj.

Një nënë e vërtetë në karrierë, Angelina ishte protagoniste gjatë dy ditëve intensive në Toronto dhe me vete donte të gjithë familjen e saj, fëmijët e moshave të ndryshme.
Vivienne, 9 vjeç, Shiloh, 11, Knox 9 dhe Zahara 12, Maddox, 16 vjeç dhe Pax 13. Nga Brad Pitt nuk ka asnjë gjurmë për të përgënjeshtuar zërat e rikthimit të flaktë mes tyre.

Gjatë premierës së “First They Killed My Father” i marrë nga libri i Loung Ung, që bën fjalë për temën e masakrës kamboxhiane ku vdesin 2 milionë persona, Jolie sfiloi me një fustan të gjatë me një sup zbuluar.
Por, Angelina ishte ajo që hoqi dorë nga divorci për hirë të fëmijëve duke mbajtur familjen.